Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Në intervistën e dhënë për “The Guardian”, Shaqiri ka thënë se ballafaqimi me Kosovën do të jetë një moment krenarie, por që shprehet i bindur se do t’i bëhet një pritje e ngrohtë dhe se do të jetë moment shumë emocional.
Ai shpreson se rikthimi i tij si futbollist në atë ndeshje kualifikuese do të jetë një përvojë krejtësisht më pozitive.
“Unë luaj për Zvicrën. Por unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dy vendet. Unë do të jap 100% për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment duke luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë. Do të jetë emocionale për mua. Dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë.”, tha Shaqiri.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 9 shtator të këtij viti.