Shaqiri: Kur shkoj në Kosovë më bën telefoni çdo 10 minuta, u themi njerëzve që s’jam në shtëpi

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e zhvillon ndeshjen e dytë dhe njëherit të fundit miqësor ndaj Zvicrës.

Zvicra dhe Kosova luajnë në Cyrih me fillim nga ora 18:00.

Para ndeshjes, Xherdan Shaqiri që luan për Zvicrën e ka dhënë një deklaratë tejet interesante.

Futbollisti nga Gjilani thotë se ka aq shumë kushërinj sa që nuk i njeh një pjesë të tyre.

“Unë nuk shkoj atje (në Kosovë) shpesh dhe kjo bëhet më speciale për njerëzit kur të shkoj. Telefoni cingëron çdo 10 minuta kur jam atje”, tregon për mediumin zviceran “Blick” Shaqiri, i cili shpesh i lë prindërit e tij ta kapin telefonin për t’i “trembur” thirrësit.

“Ata ju thonë njerëzve se kam dalë”, shpjegon tutje Shaqiri.

“Nëna dhe babai im i kanë tetë vëllezër e mora. Unë kam shumë kushërinj në Kosovë, shumicën prej tyre nuk i njoh”, deklaron Shaqiri duke qeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *