‘Sfidat e mbijetesës’, dy ndeshje interesante e mbyllin sot javën e 21-të në Superligën e Kosovës

Java e 21-të në Superligën e Kosovës mbyllet me dy ndeshje interesante të skuadrave që luftojnë për mbijetesë këtë edicion.

Në ‘Bajram Aliu’, në Skënderaj, Drenica e Gani Sejdiut kërkon të kthehet te rezultatet pozitive, raporton Zëri.info.

Skuadra drenicase e pret Flamurtarin e Prishtinës në një përballje direkte për mbijetesë.

Drenica tashmë ka rënë në ‘zonën e kuqe’, pra në vendin e nëntë me 24 pikë të tubuara pas 20 ndeshjeve.

Ndërkaq, Flamurtari i ka ikur këtij rreziku për një pikë dhe gjendet në vendin e tetë me 25 pikë.

Tutje, në “Ferki Aliu” përballen dy skuadrat që pothuajse tashmë janë dorëzuar në luftën për mbijetesë – Vushtrria dhe Dukagjini.

Vushtrria e Fitim Llapashticës renditet në vendin e para fundit me 15 pikë të grumbulluara, teksa klinasit e drejtuar nga Severin Elezajt janë në vendin e fundit me vetëm nëntë pikë të grumbulluara nga gjithsej 20 ndeshje./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *