Sevilla ka siguruar çerekfinalen e Europa Leagues pasi e mposhti 2:0 Romën në 1/8 e finales.
Skuadra spanjolle shënoi fitore falë golave të Reguilon dhe En Nesyri, në ndeshjen që u luajt në ‘Schauinsland-Reisen-Arena’, në Duisburg të Gjermanisë.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadium neutral dhe nuk u zhvilluan dy përballje ashtu siç bëhet rëndom për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi.
Në anën tjetër, edhe Bayer Leverkusen arriti të triumfojë ndaj Rangers 1:0 (4:1 në dy ndeshjet), me ç’rast siguroi një vend në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme evropiane.
Me fillim nga ora 21:00 zhvillohen edhe ndeshjet e fundit e 1/8 të finales mes Wolves dhe Olympiacos dhe Basel – Frankfurt.