Quique Setien nuk ka asnjë dyshim, Barcelona e tij do të udhëtojë pas të shtunës në Lisbonë, ku do të luhen gjitha ndeshjet e formatit të ri të Ligës së Kampionëve.
Barcelona do të presë nesër në mbrëmje Napolin në “Camp Nou” me shpresën për të “prerë një biletë” për në Lisbonë ku do të zhvillohet edhe “Final Eight” i Ligës së Kampionëve.
Quique Setien, e ardhmja e të cilit varet nga kjo ndeshje, në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, u shfaq i bindur se Barcelona do të kualifikohen në cerekfinale.
“Napoli është një skuadër e mirë, që mbrohet me kujdes dhe të bën shumë keq kur del në kundërsulm, por në fund do të fitojmë dhe do të kualifikohemi ne”, u shpreh Setien.
Setien konfirmoi se tashmë ka vendosur për 11-shen startuese, derisa dha lajmin se Ousmane Dembele do të jetë i gatshëm për të udhëtuar me skuadrën në Lisbonë, gjithmonë nëse Barça e eliminon Napolin.