Sergio Ramos sipas raportimeve në Spanjë do të pranojë kontratën e re të ofruar nga Real Madridi për vazhdimin e bashkëpunimit.
Kapiteni i “mbretërve” mbetet lojtar i lirë nga 30 qershori nëse nuk nënshkruan marrëveshje të re.
Në bazë të asaj që raporton mediumi spanjoll “AS”, thuhet se Ramos ka rënë dakord me ofertën e Real Madridit.
Los Blancos prej kohësh i kanë ofruar një kontratë njëvjeçare kapitenit spanjoll, me këtë të fundit që kërkonte dy vjet kontratë.
Sipas “AS”, agjenti i mbrojtësit 35-vjeçar, i cili është edhe vëllai i tij do të takohet me presidentin e klubit, Florentino Perez për ta finalizuar rinovimin.
Klube si Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Sevilla janë gati t’i plotësojnë dëshirat qendërmbrojtësit andaluzian.
Sergio Ramos është pjesë e klubit nga kryeqyteti i Spanjës që nga viti 2005.