Sergio Ramos: Nuk kisha zgjedhje tjetër. Tani dua…

Është folur për të paktën dy muaj, më pas gjashtë javë.

Përshtypja është se Sergio Ramos do të bëjë gjithçka është e mundur që të kthehet në dispozicion të Zidane për të ndihmuar Real Madrid-in e tij.

Pas operacionit në gju, El Gran Capitan është kthyer në shtëpi ku do të nisë fazën e rehabilitimit. Direkt nga divani i tij, mbrojtësi spanjoll ka dashur të japë një mesazh për gjithë ambientin madrilen dhe fansave të shqetësuar për gjendjen e tij fizike.

“Përshëndetje të gjithëve, jam kthyer në shtëpi tani. Në fund më është dashur të operohem, askujt nuk i pëlqen të jetë në këtë situatë, por nuk kisha zgjedhje tjetër”, ka thënë Ramos.

“Më është këshilluar nga mjekët dhe nuk mund të bëja ndryshe. Falë Zotit gjithçka ka shkuar mirë. Jam shumë i kënaqur si ka shkuar ndërhyrja dhe do të kërkoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar skuadrën. Kemi një sezon të gjatë përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *