Sergio Ramos do ta thyej sonte rekordin për paraqitje në garat ndërkombëtare evropiane nëse luan në ndeshjen kundër Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mbrojtësi i Real Madridit do të bëjë paraqitjen e tij të 177 për Spanjën në Basel, duke e tejkaluar Gianluigi Buffonin i cili ka luajtur 176 herë për Italinë.
34 vjeçari, gjithashtu mund ta thyej edhe rekordin botëror i cili për momentin mbahet nga Ahmed Hassan i Egjiptit i cili ka 184 paraqitje.
Këtë rekord Ramos mund ta thyej vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian gjatë muajve Qershor dhe Korrik.