Spanja e Kosova do të përballën ndërmjet vete në mars në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022 që mbahet në Katër.
Spanja një kohë u tha se do të refuzojë të luajë me Kosovën, por kjo jo që ndodhi por qeveria spanjolle tashmë ka pranuar që me Kosovën të luajë në Spanjë duke e caktuar stadiumin e Sevillas mikpritëse të asaj ndeshjeje.
Serba ishte në panik pas kësaj, por mediat serbe sot duke e cituar gazetën katalunase “Sport”, kanë shkruar se përkundër kësaj Spanja nuk do ta njoh Kosovën.
“Qeveria dha dritën jeshile për ndeshjen në Spanjë. Sidoqoftë, ky vendim nuk do të thotë që Spanja e njeh pavarësinë e Kosovës, thuhet në tekstin e Sportit”, shkruan portali serb “telegrafi”.
Gjithsesi, gjërat në realitet janë duke shkuar ndryshe. Spanja pati një pritje të mirë për skuadrën e Prishtinës që luajti në Barcelonë edhe pse këtu u tha se ajo ndeshje nuk duhet të luhet në territorin spanjoll.
Të kujtojmë se Kosova është në Grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, katër ekipe kombëtare, tre prej të cilave nuk e njohën pavarësinë e Kosovës.