Serbët provokojnë Edon Zhegrovën në ndeshjen Auxerre – Lille

Edicioni i ri në elitën e futbollit francez nuk filloi ashtu siç duhej. Në ndeshjen mes Lilles, ku bënë pjesë edhe Edon Zhegrova, dhe Auxerres u shfaqë një pankartë kundër Kosovës.

Auxurre humbi me rezultat të thellë 4:1, ndërsa fokusi i tifozëve mysafirë ishte te provokimet ndaj shqiptarëve.

Tifozët e Auxurres shpalosën një pankartë ku e shfaqnin Kosovën si pjesë të Serbisë, në të cilën ishte vendosur mbishkrimi “Nuk ka dorëzim”.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova i cili është pjesë e skuadrës së Lille u inkuadrua në minutën e 89-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *