‘Zëri i Anfield’, George Sephton, emëron atmosferën më të lartë për ndeshjen e Liverpool që nga viti 1971.
Anfield sigurisht që është një vend i veçantë, veçanërisht në netët e Ligës së Kampionëve, por George Sephton, prezantuesi i Liverpoolit që nga viti 1971, ka zbuluar se cila ishte nata më e zhurmshme deri më tani.
Kur u pyet për atmosferën më të mirë në Anfield. Sephton ka thënë: “Përgjigja ime e parë ishte të thosha ndeshja ndaj Barcelonës në 2019, kjo ishte hera e parë që ndieja dridhje të mëdha”.
“Aty ku unë ulem mjaft shpesh është një zhurmë errëmbyeshme, por atë natë sinqerisht mendova se dhoma ime do të përfundonte në betonin poshtë, ishte e frikshme”, ka thënë ai.
“Për sa i përket ndeshjeve të The Reds… atmosfera e ndeshjes kundër klubit katalunas ishte kulmi i gjithçkaje. Ndeshja më e zhurmshme në 30 apo 40 vitet e fundit”, përfundoi ai.
Liverpool mundi Barcelonën 4-0 në një nga rikthimet më të mira në historinë e Ligës së Kampionëve, ku nga shumë njerëz është vlerësuar edhe për shkak të tifozëve të Anfield.