Drenica ka pësuar humbje në shtëpi (2:4) nga Trepça 89 dhe në këtë mënyrë ia ka vështirësuar vetes punën për vazhdimin e kampionatit, pasi i ka vetëm katër pikë më shumë se skuadra mitrovicase, e cila gjendet në pozitën e 9-të, që shpie në rang më të ulët të garave.
Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu skuadra e tijnuk guxon të bëjë gabime të tilla.
“Nuk dua të justifikohem, por ekipi nuk e ka besimin në momentet kyçe. Pavarësisht që ne si staf kemi punuar në këtë drejtim dhe kemi kërkuar nga futbollistët që të sillen më ndryshe në fushë, sidomos kur kemi këso ndeshje me kundërshtar direkt për mbijetesë”.
“Nuk them që lojtarëve iu mungon motivi, mirëpo kjo nuk mjafton dhe atë duhet treguar në fushën e lojës, pasi që ne është dashur ta sigurojmë ekzistencën me këto ekipe, por nuk e kemi bërë dhe tashmë i kemi vështirësuar punët vetes”, deklaroi Gani Sejdiu për “Super Sport Kosova”.