Se Lukaku nuk është në formë e tregon edhe momenti komik në ndeshjen Chelsea – Tottenham, del jashtë fushës bashkë me topin

Romelu Lukaku nuk është duke kaluar momente të mira në karrierë dhe kjo duket qartë.

Belgu u shpreh hapur në intervistën e fundit se nuk ndihet mirë në Chelsea dhe se donte të rikthehej tek zikaltërit.

Pakënaqësia e tij me skuadrën londineze është pasqyruar përgjatë këtij sezoni si dhe veçanërisht ditën e sotme në përballjen ndaj Tottenham.

Lukaku dukej mjaft i lodhur në fushë dhe nuk kishte energjinë e duhur për të vrapuar.

Një video e Lukakut është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku i vetëm nuk arrin të shkëputet dhe humbet një aksion mjaft të rrezikshëm duke e nxjerrë topin në anësore.

Pas këtij veprimi 28 vjeçari u ndje mjaft i dëshpëruar, duke e goditur me grusht tokën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *