Roma fitoi 1-0 finalen e edicionit të parë të Conference League përballë Feyenoordit, sfidë që u zhvillua në “Air Albania”, Tiranë.
Shorti vendosi sërish përballë këto dy skuadra, por tashmë në çerekfinalet e Europa League. Të enjtën do të luhet takimi i parë në Roterdam.
Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot deklaroi se djemtë e tij nuk e kanë harruar disfatën në kryeqytetin shqiptar dhe do të synojnë hakmarrjen.
“Sigurisht që kur të nisë ndeshja do të përjetoj ndjesi hakmarrjeje. Le të themi se e mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje të pakëndshme në Tiranë. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë që ishin atje vitin e kaluar.
Gjithsesi bëhet fjalë për një çerekfinale të Europa League, kështu që nuk është e nevojshme të kemi një motivim shtesë”, deklaroi Slot.
Feyenoord po dominon Eredivisie, aty ku kryeson me 8 pikë mbi Ajaksin dhe PSV-në. Fitimi i titullit kampion është vetëm çështje kohe./ss