Pas largimit të Kenaan Haxhihamzës, Gjilani ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Nënkampionët e Superligës kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me portierin nga Shqipëria, Ene Kolici.
34 vjecari ka mbrojtur portat e disa skuadrave nga Shqipëria dhe Greqia derisa ka qenë portier edhe i Shqipërisë u21.
Kolici do të jetë një garanci më shumë në ndeshjet kualifikuese për Europa League.
Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook: