Sassuolo befason Romën – i shënon katër gola dhe i merr tri pikë

Roma është gjunjëzuar në udhëtimin e saj te Sassuolo.

Skuadra e Paulo Fonseca është mposhtur me rezultatin 4:2 nga një Sassuolo që sot bënte gjithçka në mënyrë perfekte.

Francesco Caputo ishte lojtari që gjeti dy golat e parë të këtij takimi, në minutat 7’ dhe 16’, shkruan lajmi.net.

Sassuolo vazhdoi të kërkonte golin edhe pas epërsisë së dyfisht dhe në minutën e 26’ shënoi përsëri me anë të Filip Djuricic, për rezultatin 3:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Fillimisht ishte Edin Dzeko ai që shënoi në minutën e 55’, duke dhënë sinjale shprese për Romën.

Kryeqytetasit morën tjetër goditje në minutën e 69’ kur Lorenzo Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq, por në minutën e 72’ u rikthyen seriozisht në lojë, kur Jordan Veretout shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për 3:2.

Por, qysh në aksionin e parë pas këtij goli, një minutë më vonë, Jeremie Boga shënoi një super-gol për të dërguar shifrat në 4:2.

Sassuolo me këtë fitore tashmë numëron 26 pikë dhe ngritët në pozitën e 13-të.

Roma në anën tjetër mbetet në kuotën e 39 pikëve dhe qëndron në pozitën e katërt, por me mundësi për rënie deri në fund të xhiros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *