Sarri tentoi t’i ikte festës për të ndezur një cigare, lojtarët e surprizojnë

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, mbrëmë pas fitores kundër Sampdorias arriti ta sigurojë titullin e 9 radhazi të klubit në Serie A, e të parin për të.

Pas fitores, Juventus u shpall kampion edhe zyrtarisht, ndërkaq Sarri tentoi t’i ikte zakonit të klubit, kovës me shkumë, por ishte e pamundur pasi lojtarët e kapën atë.

61-vjeçari ka shkuar drejt zhveshtores, pasi deshi të tymoste një cigare dhe të shmangte shkumëzimin nga lojtarët, por nuk ia ka arritur asnjërës nga këto.

“Ishte një ndjenjë e veçantë, natyrisht. Është vështirë të fitosh, ndërsa bëhet akoma më e komplikuar kur dëshiron të vazhdosh me fitore, pasi që të marrësh diçka si të garantuar në sport, është prej gënjeshtrave më të mëdha në botë”.

“Nuk ishte aspak lehtë. Ishte gjatë, vështirë, stresuese dhe kjo skuadër meriton shumë lëvdata që ka vazhduar ta gjejë urinë dhe vendosmërinë për të vazhduar pas tetë viteve radhazi”.

“U largova nga fusha, sepse doja të shmangia kovën me ujë drejt meje, sepse ishte duke ardhur, por nuk arrita të ikja”, ka thënë Sarri për Sky Sport Italia./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *