Sarri ngrinë Muriqin: Kemi tre sulmues, njëri duhet të largohetA

Maurizio Sarri e ka nisur aventurën e tij tek Lazio, ndërsa ka dhënë mesazh që në start te sulmuesit.

Maurizo Sarri ishte i shoqëruar nga Drejtori sportiv, Igli Tare në konferencën e parë të mbajtur para shtypit ku italiani tregoi filozofinë dhe idetë e tij para publikut.

Sarri u pyet për sulmuesit, në fakt më shumë për Vedat Muriqin dhe Felipe Caicedon, sepse Ciro Immobile është i pazëvendësueshëm tani për tani tek “Biancocelestët”.

Ai deklaroi se Lazio ka një sulmues tepër, por ka vend për dy.

“Nëse na lejojnë të luajmë me 12, atëherë do t’i fus dy në lojë”, tha ai duke qeshur.

“Kur Lazio erdhi të flasë me mua, jemi marrë vesh që ishte nevoja të ndryshonim disa lojtarë”.

“Në skuadër ka vend për dy qendërsulmues, do të shohim çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar veror”, përfundoi Maurizio Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *