Një moment viral ka ndodhur sot në ndeshjen Lazio-Udinese.
Lojtari i Udineses, Pussetto ishte në duel shpejtësie me Lazzarin dhe ky i fundit e shtynë Pussetton.
Sarri ndodhej pranë lojtarëve kur për fatin e tij të keq, Pussetto humbet ekuilibrin dhe e përplas teknikun me sup duke e hedhur në tokë, madje duke ia hedhur dhe syzet të cilat u thyen.
Në plan të parë dukej një goditje e ashpër por Sarri është çuar dhe i ka dhënë dorën lojtarit duke shkëmbyer dhe buzëqeshje.
Sarri ed i bianconeri non hanno un bel rapporto pic.twitter.com/G7EYZJBBxD
— Chichi pavolosa (@chichigallon) January 18, 2022