Samiti i FIFA-s, nesër flitet për disa ndryshime të mëdha në futbollin ndërkombëtar

Nesër në samitin e FIFA-s do të flitet për idenë që Kupa e Botës të mbahet çdo dy vjet, por edhe për disa ndryshime në kalendarin ndërkombëtar.

Një samit i FIFA-s është planifikuar për nesër së bashku me 211 federatat botërore. Temat në tavolinë janë të shumta: në radhë të parë vendimi për idenë për të garuar në Kupën e Botës çdo dy vjet dhe gjithashtu mundësinë e ndryshimit të kalendarit ndërkombëtar.

Hipoteza, siç raportohet nga Corriere dello Sport, do të ishte heqja e njërës nga katër muajt e ndeshjeve të kombëtareve, me shumë mundësi ajo e shtatorit, duke iu obliguar kombëtareve të luajnë tri ndeshje në një muaj caktuar.

Tetë ndeshje do të jenë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në një ngjarje.

Një ide pritet të jetë përfundimtare në kongresin e FIFA-s më 31 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *