Salah i dëshpëruar nga Liverpool: Nuk kam pranuar ende ofertë për të qëndruar

Liverpool po kalon në formë fantastike duke qenë në krye të Premierligës dhe të Champions Leagues me ‘mbretin’ egjiptian që po shkëlqen nën urdhërat e trajnerit të ri, Arne Slot.

Mo Salah është në vitin e fundit të kontratës me “The Reds” dhe ka pranuar që e ardhmja e tij mund të jetë larg Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social “X” nga NBC Sports Soccer, Salah u shpreh i zhgënjyer nga çasja e klubit pasi nuk ka pranuar ende ndonjë ofertë për të qëndruar.

“Jemi pothuajse në dhjetor, ende nuk kam pranuar ofertë nga klubi për të qëndruar, rrjedhimisht më duhet të them se jam më shumë ‘jashtë’ sesa ‘këtu’. Kam qenë
në këtë klub për shumë vite, në fund të ditës kjo nuk është në duart e mia, siç e thash edhe më herët është dhjetori dhe nuk ka asgjë…

I dua tifozët dhe ata më duan mua, por nuk varet nga unë qëndrimi këtu. Natyrisht se jam i zhgënjyer nga mungesa e interesimit nga klubi. Nuk e kam ndërmend të pensionohem, jam i fokusuar në këtë sezon, po përpiqem ta fitojë Premier League-n dhe Champions League-n”, tha Salah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *