Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës për këtë edicion.
Në finalen e madhe, Prishtina shënoi fitore 1:0 ndaj Ballkanit.
Ishte Oto John ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.
Ndihmësi i Bernard Chalandesit te Kosova, Muharrem Sahiti, thotë se ka pritur më shumë
“Prishtinës i takoi fillimi i ndeshjes. Ballkani tentoi në pjesën e dytë, por nuk arriti te barazojë. Kam pritur më shumë nga kjo ndeshje që nuk ishte ashtu siç pritej”, tha Sahiti.
Është ky trofeu i shtatë i fituar nga Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës.
Me Kupën e fituar, Prishtina siguron edhe daljen në Evropë, ku do të luajë në parakualifikime të Ligës së Evropës.