Sadiku pas transferimit në Bolivi: Jam shumë i lumtur

Armando Sadiku pak ditë më parë bëri një zgjedhje të çuditshme duke lënë skuadrën e Superligës turke, Erzumruspor për t’u transferuar në Amerikën e Jugut.

Futbollisti shqiptar vendosi të transferohej në një nga shtetet më malore të këtij kontinenti siç është Bolivia.

Pas firmës me Bolivar, skuadër me të cilën do të aktivizohet edhe në Copa Libertadores, Sadiku ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i skuadrës nga La Paz me Bolivarin që është një nga ekipet më të mira në Bolivi teksa numëron 23 tituj kampion në futbollin profesionist.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Bolivarit! Jam Armando Sadiku, futbollisti i ri i Bolivarit. Jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e kësaj familjeve dhe projekti të madh. Shpresoj që këtë vit të fitojmë sa më shumë! Shihemi së shpejti! Përpara, Bolivar!”, ishin fjalët e Sadikut.

Te Erzumruspor, sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti shumë pak hapësira dhe për këtë arsye u largua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *