Më 5 gusht 2021 Barcelona jepte lajmin se kishte ndërprerë bisedimet me Leo Messin për rinovimin e kontratës me argjentinasin.
Pesë ditë pas kësaj komunikate, pas 17 sezonesh, “Pleshti” linte Barcelonën për të nisur një aventurë të re në Paris. Pak a shumë e njëjta histori me Ronaldon te Juventusi.
Pas tri sezonesh te bardhezinjtë, më 27 gusht 36-vjeçari i bashkohej Manchester Unitedit në ciklin e fundit të karrierës së tij.
Katër muaj nga largimet e tyre, jeta pa Messin dhe Ronaldon nuk ka qenë më e njëjtë as për Barcelonën dhe as për Juventusin.
Të dyja ekipet janë larg objektivave të tyre, veçanërisht Barcelona, tërësisht jashtë garës për kampionat dhe jashtë Champions-it.
Barcelona dhe Juventusi duket se ecin në rrugë paralele ose diçka e përafërt. Katalanasit janë të kënaqur me një brez të ri të dalë nga akademia, një brez që pritet të formojë bazën e ekipit të ardhshëm.
Arritja e Ferran Torresit dhe ajo në pikëpyetje e Halandit tregojnë se në klub kanë nisur të lëvizin. Juventusi nga ana e tij po vuan mungesën e një sulmuesi që garanton gola.
Ndërsa te Juve e ardhmja e klubit lidhet me atë të Dybalës dhe rinovimin e një mbrojtjeje që ka nevojë për energji të reja.