Sa para merr fituesi dhe vendi i dytë në Ligën e Kampionëve: Liverpoolit dhe Real Madridit u shtohen të ardhura të majme

Edicioni 2021/2022 i Ligës së Kampionëve po i vije fundi, pasi sot (e shtunë) në finale do të përballen Liverpooli dhe Real Madridi.

Ndeshja do të jetë hera e tretë që të dy skuadrat do të takohen në një finale të Kupës Evropiane, me herën e fundit që triumfues dolën Los Blancos.

Ndërkohë, meqenëse një pritshmëri emocionuese nga finalja është për tifozët, nuk ka dyshim se paratë e çmimeve të kompeticionit janë për klubet.

Siç zbulohet nga UEFA, finalistët e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22 do të marrin secili një shumë të madhe prej 16 milionë eurosh për të arritur në finale.

Për më tepër, skuadra që del fitimtare në Stade de France të shtunën do të marrë një shtesë prej katër milionë euro (që e bën atë një total prej 20 milionë) për t’u kualifikuar në Superkupën e UEFA-s, e cila është një finale e vetme që përballet me fituesit të Ligës së Kampionëve ndaj atij të Ligës së Evropës, e që është Eintracht Frankfurti.

Ndarja e parave nga secila e fazë e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22:

Fituesi, 20 milionë euro

Vendi i dytë, 16 milionë euro

Gjysmëfinalistët, 12 milionë euro

Çek-finalistët, 10 milionë euro

Rundi i 16-të, 8.8 milionë euro

Faza e grupeve, 2.1 milionë euro

Gjigantët anglezë, Liverpool deri më tani kanë grumbulluar 88.7 milionë euro duke fituar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti spanjoll, Real Madrid ka fituar 86.6 milionë euro pasi humbi një nga ndeshjet e tyre në fazën e grupeve.

Këto shifra nuk përfshijnë të ardhurat nga ditët e ndeshjes apo transmetimet, që do të thotë se fitimet e tyre totale nga ara evropiane mund të kalojnë 100 milionë euro. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *