Tashmë është zyrtare. Ardjan Ismajli është futbollisti më i ri i Spezias.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te skuadra e sapongjitur në Serie A me të cilët ka firmosur kontratë 3-vjeçare.
Spezia ka derdhur në arkat e Hajduk Split shumën e 2.5 milionë eurove për kartonin e kuqeziut ndërsa Ismajli pritet të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon.
Ismajli i shtohet kështu kolonisë së futbollistëve të kombëtares shqiptare që luajnë në Serie A, si Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj e Marash Kumbulla.
Derisa edhe futbollistë nga Kosova tashmë kanë pushtuar Italinë, si Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda dhe së fundmi Vedat Muriqi.