Ryan Babel “gjysh” te Holanda, sulmuesi ka vendosur një rekord të veçantë!

Holanda mori një fitore 2-0 pasditen e sotme ndaj Kombëtares së Letonisë në kualifikueset e Botërorit 2022. Kjo ndeshje e luajtur sot ishte e veçantë sidomos për Ryan Babel.

Sulmuesi veteran u aktivizua në fundin e ndeshjes nga trajneri De Boer, duke vendosur një rekord shumë të veçantë. Sulmuesi i Galatasaray është kthyer në lojtarin më jetëgjatë në Kombëtaren e Holandës që nga viti 1965.

Debutimi i Babel me Holandën ka qenë në vitin 2005, pra 16 vite dhe 1 ditë më parë. Kështu, Babel ka plot 16 vite jetëgjatësi në Kombëtare, më shumë se kushdo tjetër që nga viti i largët 1965.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *