Rusisë mund t’i merret e drejta, ky pritet të jetë stadiumi ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve

Pushtimi i afërt i trupave ruse në territorin ukrainas po e vë botën në gatishmëri të lartë dhe UEFA, e vetëdijshme për tensionin e madh mes dy vendeve, po shqyrton ndryshimin e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja vendimtare e Champions League është planifikuar për në Shën Petersburg më 28 maj, por organizata nuk dëshiron të rrezikojë dhe, sipas Daily Mail, finalja mund të transferohet në “Wembley”, në Londër.

UEFA po monitoron nga afër situatën dhe do të marrë një vendim në javët në vijim, atje ku sipas të gjitha gjasave ky vendim do të fuqizohet, sidomos pas sulmeve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *