Antonio Rudiger ka dëmtuar ish-shokun e tij të skuadrës te Chelsea, Eden Hazard, me një ndërhyrje të frikshme gjatë një seance stërvitore të Real Madrid-it.
Gjermani 29-vjeçar u transferua te Los Blancos me kosto zero këtë verë pasi kontrata e tij me klubin londinez skadoi.
Një tjetër dëmtim është gjëja e fundit që i duhet Hazard-it, me yllin belg që po kërkon të mënyrë të dëshpëruar të rigjallërojë karrierën e tij në Bernabeu.
Rudiger taking out Eden Hazard in training ? pic.twitter.com/FXHYO0Bm5Q
— Kwame Benaiah (@kwamebenaiah) July 22, 2022
31-vjeçari ka patur probleme me dëmtime të vazhdueshme që nga momenti i transferimit te madrilenët, duke humbur 72 ndeshje në total për shkak të problemeve fizike.
Ai nuk ka arritur të tregojë me Los Blancos formën e shkëlqyer që ka treguar gjatë kohës kur luante në Londër me Chelsea-n.
Eden ka arritur të shënojë vetëm gjashtë gola dhe dhjetë asiste, teksa ka përfituar rreth 500 mijë euro në javë.