Akil Gjakova fitoi sot medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos në Montpellier të Francës.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akili shënoi katër fitore e një humbje.
Ndër ato fitore ishte edhe ajo e raundit të dytë ndaj serbit Bajsangur Bagajev.
Më poshtë mund ta gjeni rrugëtimin e Akilit deri te medalja e bronztë, si dhe momentin kur e bllokon dhe e mposht xhudistin serb.