Sot do të zhvillohen duelet e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Konferencës.
Në orën 18:45 do të zhvillohet takimi kryesor PSV – Leicester City ku ndeshja e parë ka përfunduar në barazimin 0-0.
Në orën 21:00 do të luhen tri sfida të tjera.
Roma e Marash Kumbullës dhe e Jose Mourinhos do të kërkojë përmbysjen dhe hakmarrjen ndaj Bodo/Glimtit, të cilët i kanë mposhtur në sfidën e parë me rezultatin 2-1.
Duelet e tjera janë: PAOK-Marseille dhe Slavia Praga-Feyenoord.