Rriten zërat për transferimin e Ardian Ismajlit tek Juventusi

Ardian Ismajli, mbrojtësi shqiptar që aktualisht luan për Empolin në Serie A, është bërë një emër i nxehtë në merkato.

Sipas raporteve të fundit, Juventus ka shfaqur një interes të fortë për të, duke e konsideruar atë si një opsion për të përforcuar mbrojtjen, sidomos pas dëmtimit të rëndë të Gleison Bremer.

Vëzhguesit e Juventusit kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e fundit të Ismajlit, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren shqiptare, duke e parë nga afër performancën e tij​.

Së fundmi ish-mbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, ka vlerësuar Ismajlin si një lojtar fizikisht të fortë dhe të aftë teknikisht, duke e cilësuar si një profil të përshtatshëm për bardhezinjtë.

Ai ka theksuar gjithashtu se fleksibiliteti i tij në pozicione të ndryshme të mbrojtjes e bën një opsion të vlefshëm për skuadrën e Torino-s​

Empoli, nga ana tjetër, nuk do të ishte kundër një largimi të Ismajlit nëse oferta do të jetë e duhura. Me një performancë të shkëlqyer këtë sezon, Ismajli është zgjedhur edhe në formacionin e muajit të shtatorit në Serie A, duke rritur kështu interesin për të në klubet më të mëdha të Italisë​.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *