Rreth katër orë pas incidentit në Gjilan, Policia e Kosovës tregon nëse janë kapur të dyshuarit

Po bëhen gati katër orë që nga incidenti në kryendeshjen e javës së 27-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Tifozët vendas e sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit për trajtim. Gjendja e tij është e mirë, ndërsa në spital u dërgua pa vetëdije.

Në pamjet e publikuara gjithandej në rrjetet sociale, shihen dy persona që e sulmojnë portierin shqiptar, gjatë festës së golit në minutat e fundit të përballjes.

Megjithatë, ata persona ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Jo ende nuk kemi të arrestuar në lidhje me rastin e incidentit në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjilan. Mëherët më erdhi një njoftim, mirëpo ende nuk ka të arrestuar”, ka thënë për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Klubi i Gjilanit, por edhe tifozët “Skifterat” kanë dënuar incidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *