Rreth dy mijë tifozë zviceranë do të jenë në “Fadil Vokrri

Përballja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës që luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka zgjuar kureshtje të madhe.

Stadiumi do të jetë i stërmbushur, derisa të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde.

Demokracia.com ka mësuar se rreth dy mijë tifozë zviceranë do të jenë prezentë në stadium në mbështetje të kombëtares helvetike.

Rreth 20 autobusë janë kontraktuar për t’i pritur ata në aeroportin “Adem Jashari, derisa zbarkimi i tyre do të jetë në ditën e premte dhe disa të tjerë vijnë të shtunën.

Ndeshja Kosova – Zvicra luhet të shtunën nga ora 20:45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *