Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Sevillës në javën e 30-të të La Ligës.
Ekipi blaugran ishte vazhdimisht në ofanzivë duke kërkuar golin, sidomos në pjesën e dytë, por nuk arritën të shënonin.
Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 65 pikëve, tri më shumë se Real Madridi i cili e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Sevilla mbetet e treta me 52 pikë.