“Topi i Artë” 2022 do të ketë një risi, duke filluar nga ky vit: do të jepet për sezone të plota futbolli (nga korriku deri në qershor e ardhshëm) dhe jo për vite kalendarike. Ndaj, çmimi i radhës, ai i vitit 2022, do të jepet në verë, pasi të kemi përfunduar këtë Champions League dhe kampionatet përkatëse kombëtare, pa llogaritur Botërorin e nëntor-dhjetorit.
Sipas “L’Equipe”, Karim Benzema ka nisur të kryesojë listën e favoritëve për ta fituar trofeun prestigjioz. Nuk është i vetmi, por kryesori. Është e rëndësishme që “L’Equipe” ta thotë këtë, revista “France Football”, organizon dhe shpërndan çmimin e lakmuar.
Sipas “L’Equipe”, meritat e Benzema për të udhëhequr listën e favoritëve janë si vijon: një ‘hat-trick’ në 1/16 e Champions League kundër PSG-së (3-1, më 9 mars); një tjetër ‘hat trick’ në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Chelsea (3-1, të mërkurën e kaluar); 24 gola, tani për tani, në La Liga (është afër fitimit të trofeut të tij të parë ‘Pichichi’); Liga e Kombeve me Francën në tetor 2021; 5 gola për kombëtaren që nga shtatori…
Me fjalë të tjera, në moshën 34-vjeçare, qendërsulmuesi i Real Madridit ka shumë shanse për të fituar atë që do të ishte “Topi i Artë” i tij i parë. “Topi i Artë” i vitit 1991, francezi Jean-Pierre Papin, siguroi për “L’Equipe” se Benzema duhet të jetë fituesi për këtë vit. Karim do të ishte “Topi i Artë” i katërt francez pas Kopa, Platini dhe Papin.