Lojtarët që do të kolliten me qëllim drejt kundërshtarëve ose gjyqtarëve do të ndëshkohen me karton të kuq ose të verdhë, sipas rregullave të reja të Federatës Angleze të Futbollit në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Instruksionet ndaj gjyqtarëve që do të marrin drejtimin e ndeshjeve kur masat kundër COVID-19 janë në fuqi do të aplikohen në të gjitha nivelet e ndeshjeve.
Federata ka thënë se duhet të ndërmerren veprime kur “gjyqtari është i sigurt që dikush me qëllim dhe nga afërsia ka kollitur në fytyrën e një kundërshtari ose të një zyrtari të ndeshjes”.
Ky lloj veprimi do të hyjë në kategorinë e gjuhës ose gjesteve të ashpra, fyese ose abuzive.