Dele Alli është shfaqur në një rrëfim ndryshe me legjendën e Mançester Junajtid, Geri Nevil. Ish-ylli i Totenhemit është parë shpesh herë si një lojtar shumë i talentuar në fushën e blertë por me probleme të shumta në sjelljen e tij jashtë futbollit.
Tashmë, në rrëfimin e dhënë gjithçka merr kuptim dhe qartësisht jepen edhe arsyet se pse lojtari kishte sjellje të tilla. Ai ka rrëfyer se është përdhunuar nga një shoku i mamasë së tij, e cila ishte e alkoolike.
“Kur kam qenë 6 vjeç, një shoku i mamasë më ka përdhunuar, sepse mamaja ime ishte alkoolike. Më pas më dërguan në Afrikë që të disiplinohesha dhe më rikthyen sërish. Kur isha 7 vjeç, nisa duhanin dhe një vit më vonë po shisja drogë. Më thoshte një plak se jam fëmijë dhe askush nuk dyshon te unë, kështu që e shpërndaja me biçikletë.
Në moshën 11 vjeçare, më kanë varur poshtë urës. Ishte një burrë që e kisha te shtëpia ngjitur. Në moshën 12 vjeçare u adoptova nga një tjetër familje dhe ajo ishte familja që unë doja, ishte perfekte. Kur isha 24 vjeç doja të tërhiqesha nga futbolli, e shihja se nuk po ia dilja dot por mendoja se është e vështirë të heqësh dorë nga gjëja që do më së shumti. Nga jashtë dukesha sikur e kisha fituar betejën e luftën, por në fakt nga brenda e kisha humbur”, shprehet Dele Ali në rrëfimin e tij.