Amir Rrahmani është njëri prej lojtarëve titullarë të Napolit, skuadër e cila po marshon drejt titullit kampion.
Shkrimet për të në mediat e huaja janë bërë përditshmëri.
Sezoni i Napolit është i jashtëzakonshëm. Skuadra e drejtuar nga Spalletti po shkëlqen si në Itali ashtu edhe në Champions League, shkruan Futbollikosovar.
Mbrojtësi kosovar, Rrahmani është në mesin e lojtarëve që kanë bërë progresin më të madh këtë sezon. Rreth tij raportoi gjatë ditës edhe mediumi i madh sportiv “Goal”.
Me titullin “rritja eksponenciale e Rrahmanit: shtylla e një Napoli që fiton gjithmonë”, iu kushtua një tekst i tërë që tregon se si në fillim ka hasur në vështirësi me trajnerin Gattuso e më pas me Spallettin ka fituar më shumë hapësirë në fushë.
“Rrahmani ka ditur që të rikthehet në formë të mirë duke e ndërtuar vetë një rritje të atillë, saqë në fillim ia rrëmbeu pozitën e startuesit Manolasit përkrah Koulibalyt dhe tani ka ndërtuar së bashku me Kim njërën prej tandemëve të qendërmbrojtjes më të forta të një Serie A të tërë”, shkruan artikulli.