Rrahmani përballë Dzekos, fundjavë e zjarrtë në futbollin italian

Të dielën pasdite kampionët e Italisë, Interi do të përballen me kryesuesit e kampionatit, Napolin. Sulmi më i mirë do të ketë përballë mbrojtjen më solide të Serisë A, në një ndeshje që pritet të vendosë shumë për fatet e titullit.

Interi do të presë Napolin e pamposhtur dhe sfida do të varet nga duelet direkte mes reparteve, aty ku diferencën pritet ta bëjnë Brozoviç e Fabian Ruiz, që në regjinë e skuadrave premtojnë spektakël.

Interi ka rikuperuar ndjeshëm në mbrojtje dhe ka pësuar shumë herë më pak se ndeshjet e mëparshme, provë e së cilës është fakti që golat kanë ardhur me goditje dënimi. De Vraj do të jetë mungesa e madhe ndaj gjigantit Osimhen, ndaj, Inzagi mund ta zëvendësojë me Ranokian ose të vendosë në vendin e tij një mes Shkrinjarit e Bastonit.

Në vend të sllovakut, Insinjen do e markonte D’Ambrozio, ndërsa në të majtë Dimarko do të mbulonte ishin Politano. Cilado të jetë zgjidhja do të duhet puna e gjithë skuadrës për të ndalur inkursionet personale të repartit ofensiv “Axurr”.

Tridenti i Napolit përbëhet nga Politano e Insinje pas krahëve të Osimhenit, me dy të parët që kur skema e zgjedhur nga Spaleti është 4-2-3-1 shoqërohen nga Zielinski në qendër për t’u dhënë jetë manovrave. Në të dyja rastet filozofia e trajnerit është një dhe e vetme: Të zotërohet topi dhe të arrihet në vertikalizime të shpejta për të goditur kundërshtarin.

Nga ana tjetër, Inzagi nuk ka ende siguri në repartin e tij ofensiv sepse Xheko vjen nga një dëmtim dhe Lautaro nga angazhimi i tij i fundit me Argjentinën dhe me dëmtimin e Sançezit, Korrea ngelet alternativa tjetër në sulm. Por, me boshnjakun që është drejt rikuperimit, skuadra do të mbështesë gjithë aksionet sulmuese tek ai, i cili duhet të tërheqë me vete Kulibalinë për t’u liruar hapësirë shokëve.

Mbrojtja bunker e Napolit ka pësuar deri më tani 4 gola, një nga më të mirat edhe në Europë përkrah Çelsit, me Spaletin që pavarësisht mungesave ka ditur të betonojë repartin. Në krah të Kulibalisë është vendosur Rrahmani, që zëvendëson Manolasin e dëmtuar.

Një mbrojtje që pëson pak ose aspak, por edhe me projeksion ofensiv është ajo e Napolit, me Di Lorencon në të djathtë dhe Mario Ruin në të majtë, të cilët dinë të ndërtojnë dhe të shtyjnë ekipin përpara.

Pavarësisht Barelës me shokë e gjithë faktorëve të tjerë të mesfushës, dueli më i luftuar do të jetë ai midis Brozoviçit e Fabian Ruizit që do të provojnë të marrin në shpinë ekipet. Kroati është motori i këtij Interi, si kur i duhet të bëjë punën e pistë para mbrojtjes, ashtu edhe kur i duhet të dorëzojë topin në zonën kundërshtare te shokët e tij.

Për këtë Spaleti do i kërkojë njërit mes Anguisës e Zielinskit për të “eliminuar” armikun kryesor të tyre në mesfushë. Jo vetëm kaq, por trajneri i napoletanëve do të përgjigjet me fantazinë e Fabian Ruizit që është mesfushori që e ka prekur më shumë herë topin në kampionat.

Me mënyrën e tij të lojës gjithmonë duke vertikalizuar dhe duke tentuar shumë herë kuadratin, spanjolli është kthyer në regjisorin e Napolit duke ka gjetur edhe tri herë rrugën e rrjetës.

Madje, në 2020-ën goli i tij ishte vendimtar për të eliminuar Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, të cilën më pas e fituan dhe të dielën Fabian Ruiz do të ritentojë për të thelluar diferencën me ndjekësit, në një ndeshje që mund të jetë kthesa ose “fundosja” e Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *