Rrahmani: Penalltia dhe goli i dytë e vendosen ndeshjen

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është deklaruar menjëherë pas humbjes nga Suedia.

Suedia doli që sërish të mposht Kosovën me rezultat 3 – 0.

Pas ndeshjes, Rrahmani tha se kanë humbur shumë topa në mesfushë dhe që dy golat e parë e kanë vendosur takimin.

“Penalltia dhe goli i dytë e vendosen ndeshjen. Me 1-0 mund të kishim barazuar rezultatin”.

“Kemi humbur topa në mesfushë. Jam në nivelin më të lartë që kam luajtur ndonjëherë. Është ende shumë herët, por kjo është pika më e lartë që kam arritur deri më tani”, deklaroi ai për Supersport.

Kosova pas tre ditëve do përballet me Gjeorgjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *