Rrahmani nesër do të luajë një ndeshje mjaft të veçantë

Rrahmani, për herë të parë të martën mbrëma do të luajë kundër skuadrës së tij të ardhshme, Napolit.

Amir Rrahmani, 26-vjeçari nga Kosova, u transferua te Napoli në afatin kalimtar të janarit për 14 milionë euro plus 1.5 milionë bonuse.

Kapiteni i ‘Dardanëve’ nënshkroi kontratë pesë vjeçare me ekipin e Gennaro Gattusos, që do të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëm pasi qëndroi në formë huazimi te Verona deri në fund të sezonit aktual.

Të martën mbrëma do të përballen Verona-Napoli dhe s’ka asnjë dyshim se Rrahmani do t’i ketë ndjenjat e përziera.

Sido që të jetë, ai disa herë ka përsëritur se pavarësisht transferimit, ai është i fokusuar 100% te Hellas Verona dhe edhe kundër Napolit, do të mundohet të lë gjithçka në fushë për ta ndihmuar skuadrën e tij që po lufton befasisht për një vend në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *