Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se duhet të jenë të lumtur për barazim. Izraeli luante para tifozëve të vet dhe e kërkon edhe vendin e dytë dhe sot luante veç për fitore.
“Kemi prit që do të jetë lojë e vështirë. Ne e Izraeli luajmë për dy vendet e para dhe kishin përkrahjen e tifozëve. Ne kemi mundur të fitojmë por mendoj se rezultati në fund ishte real. Ka ardhur koha të kërkojmë kualifikimin. Edhe shorti na ka favorizuar dhe kemi mundësi të mira. Këso mundësi nuk besoj se do të kemi më, pasi në grup përveç Zvicrës jemi të barabartë”, ka thënë Rrahmani.