Ndeshja mes Bristol City dhe Millwall në Championship (kategoria e dytë) u shënua nga një përleshje e ashpër pas fishkëllimës së fundit, ku u përfshinë lojtarë dhe trajnerë nga të dy ekipet.
Millwall arriti një fitore befasuese 1-0 jashtë fushe ndaj një skuadre që synonte ngjitjen në Ligën Premier, por ndeshja u eklipsua nga dhuna pas 90 minutash.
Trajnerët, lojtarët dhe stafet e të dyja ekipeve u përfshinë në një përleshje që kulmoi me disa momente kritike, përfshirë edhe grushte të drejtpërdrejta.
Përpjekjet për të qetësuar situatën nuk munguan, por njëri prej trajnerëve nuk arriti t’i ndalonte tensionet. Trajneri i Millwall, Alex Neil, u shty me dhunë në stol nga lojtari i Bristol City, Jason Knight, dhe tani mund të përballet me një dënim të rëndë.
Arsyeja e saktë e përplasjes nuk është konfirmuar ende, por supozohet se shkak ishte një gol i anuluar i Bristol City në kohën shtesë për pozicion jashtë loje.
https://x.com/ballsdotie/status/1997386649378951202?s=46
Trajneri Neil komentoi për ngjarjen: “Mendoj se futbollisti kundërshtar, Jason Knight, mendoi se unë refuzova t’i shtrëngoja dorën, gjë që nuk e bëra. Ai e bëri, dhe pastaj Jason Knight më shtyu dhe pastaj papritmas të gjithë filluan të vërshonin nga të gjitha anët. Kështu që ne sigurisht nuk shkaktuam kaos”, tha Neil.
Incidenti pritet të jetë objekt i një hetimi nga organizatorët e garës (EFL) në ditët në vijim dhe akterët e dy skuadrave pritet të marrin dënime. /Telegrafi/