Mediat shqiptare po raportojnë se jashtë stadiumit “Elbasan Arena” janë përleshur mesvete dy tifozeritë e skuadrës së Partizanit dhe Tiranës, kur këto dy ekipe po zhvillojnë derbin e madh numër 160.
Sipas raportimeve bëhet e ditur se gjatë përleshjes janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i është vënë flaka një objekti pranë një automjeti.
Sende të forta, tymuese dhe flakadanë kanë terrorizuar qytetin e Elbasanit në mbrëmje.
Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.
Momentalisht po zhvillohet minuta e 40-të e derbit dhe rezultati është 0:0.