Rooney e kritikoi ashpër Ronaldon, sulmuesi portugez ka një përgjigje ndaj tij

Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur Wayne Rooney-t pasi ai sugjeroi që Manchester United të vazhdojë pa yllin portugez në fund të sezonit.

Rooney bëri një sulm të ashpër ndaj Ronaldos të hënën pas barazimit 1-1 të Djajve të Kuq kundër Leicester City.

Në Sky Sports, legjenda e United bëri thirrje që Ronaldo të largohej këtë verë së bashku me mesfushorin Paul Pogba, duke pretenduar se rikthimi i tij nuk i ka sjellë dobi klubit.

Trajneri i Derbyt, Wayne Rooney më vonë postoi një foto të tij në të hënën Night Football së bashku me Jamie Carragher dhe prezantuesin David Jones në Instagram.

Ronaldo shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur kritikave të Rooneyt në emision teksa komentoi postimin, duke shkruar: ‘Dy xhelozë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *