Cristiano Ronaldo ka kompletuar hat-trickun në ndeshjen që Al Nassr po e zhvillon ndaj Al Whedas, në kuadër të Superligës së Arabisë.
Fillimisht Ronaldo realizoi në minutën e 5’, ndërsa shtatë minuta më vonë portugezi e shënoi golin e dytë.
Sulmuesi portugez golin e tretë e realizoi në minutën e 52’.
Al Nassr kur po zhvillohet minuta e 80’ është duke fituar me shifrat 5-0.
Kësisoj, Ronaldo ka shënuar hat-trickun e 66-të në karrierë.