Ronaldo-United, thyerje totale, ja çfarë e tërboi portugezin para derbit të Manchesterit

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht i dëmtuar në ijë dhe për këtë ka munguar në derbin ndërqytetas, të cilin e humbi United ndaj City të Pep Guardiolës. Por, në këtë mungesë të portugezit ka më shumë shkaqe se kaq.

CR7, sipas “Corriere della Sera”, nuk do ta duronte dot poshtërimin e përjashtimit nga formacioni startues në derbi, ndaj u largua nga kampi stërvitor të shtunën në mbrëmje. Të dielën fluturoi për në shtëpi, në Madeira, me familjen e tij.

Në Angli e konsiderojnë këtë “arratisje” si një lloj tradhtie. Shokët e skuadrës, por edhe tifozët prisnin një qëndrim tjetër, do të donin që ai të ishte në stadium dhe të mbështeste skuadrën. Sipas rregullave të brendshme të “Djajve të Kuq”, lojtarëve të dëmtuar nuk iu kërkohet të jenë të pranishëm gjatë ndeshjeve.

Ralf Rangnick donte ta kishte atë në stol, por portugezi është tërbuar nga ky fakt. Njerëz pranë Cristiano Ronaldos, thekson gjithmonë “Corriere della Sera”, zbuluan se 37-vjeçari është tërbuar fare kur ka marrë vesh se nuk do të luante në një ndeshje kaq të rëndësishme. Marrëdhëniet me trajnerin janë të tensionuara, thuajse inekzistente, ndarja është e pashmangshme.

Një divorc i ri në qershor është një mundësi konkrete, pavarësisht se është I lidhur deri në vitin 2023 me Manchester United. SHBA ose një rikthim romantic në Portugali janë mundësitë më konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *