Kjo statistikë nuk mund të quhet edhe aq arritur e madhe për një lojtar sikurse Ronaldo, mirëpo ai është lojtari i vetëm i cili ka shënuar gol për Juventusin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
Portugezi, i cili është transferuar në vitin 2018 te Zonja e Vjetër, është kualifikuar në tre sezonet e fundit në fazën e 1/16-tës së finales.
Që kur ka arritur Ronaldo në Allianz Stadium, ata kanë zhvilluar gjashtë ndeshje në fazën e eliminimit direkt, nga dy ndeshje me Atletico Madrid, Ajax dhe Olyimpique Lyonnais.
Hat-tricku në Torino ndihmoi Juventusin të kthente një humbje prej 2-0 ndaj Atleti në sezonin 2018-19.
Ai më pas shënoi në të dy ndeshjet kundër Ajax në çerekfinale, por gjigandët Hollandezë u kualifikuan me një fitore 3-2 në total.
Sezonin e kaluar, Juventusi u eliminua nga Olympique Lyonnais në këtë fazë, kur dy golëshi i Ronaldos në Allianz Stadium nuk ishte i mjaftueshme për t’i ndihmuar ata të kualifikohen në çerekfinale.
Bianconeri do të luajnë me Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve, nesër me fillim nga ora 21:00.