Cristiano Ronaldo është sot 38 vjeç, por nuk e ka humbur ende sensin dhe dëshirën për të bërë gjëra të mëdha në futboll.
Ylli portugez u transferua gjatë dimrit në Arabinë Saudite pasi u nda me Manchester Unitedin.
Dhe, “CR7” i ka shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe në stërvitjen e radhës së ekipit të tij të ri, Al-Nassr.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, në një video që është bërë virale, shihet duke e trullosur një bashkëlojtar, të cilin e kishte si kundërshtar në një ndeshje futbolli brenda ekipit arab.
Me këto lëvizje, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Juventusit na kujton kohërat e tij të arta, kur e dominonte botën e futbollit.
Ronaldo e ka nisur mjaft mirë eksperiencën në futbollin arab duke kontribuuar me gola dhe me asistime për ekipin e tij të ri.